Edvin Libohova dorëhiqet nga drejtimi i Ligës Profesioniste të Futbollit

18 Janar 2021 | 17:25

Edvin Libohova nuk do të jetë më president i Ligës Profesioniste të Futbollit. Lajmi u konfirmua për Euronews Albania nga vetë Libohova, i cili tregoi se ky ishte një vendim i tij.

“Po, ishte vendim i im. Arsyeja? Pamundësia për të ndjekur dhe mbështetur më tej zhvillimin e Ligës dhe konflikti i interesit duke qenë dhe pjesë e strukturave të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF),” – tha Libohova duke shtuar se do të qëndrojë në krye të Ligës deri sa të zgjidhet kryetari i ri.

Liga Profesioniste e Futbollit u krijua më 17 dhjetor 2018 si një organizëm që do të përfaqësonte interesat e klubeve të ligës superiore dhe do të merrte përsipër menaxhimin e aktiviteteve të kampionatit. Në mbledhjen e parë konstitutive u zgjodh president i saj Edvin Libohova, i cili ishte edhe asokohe në postin e zëvendës-presidentit të FSHF-së.

Pavarësisht se edhe asokohe ai ishte në konflikt interesi, ai mbeti në drejtim të Ligës Profesioniste deri më sot. Ndër nismat më domethënëse gjatë kësaj periudhe për Libohovën, ishte dalja në vendimin për bojkotin e kampionatit në fillim të këtij sezoni. Bojkot që u bë për ta vënë në trysni qeverinë në mënyrë që të rishikonte ligjin për sportin.

Aktualisht përveç Libohovës, zëvendës-president i FSHF-së është edhe Lutfi Nuriu.

Lexoni gjithashtu:

Klubet tërhiqen nga bojkoti, të dielën nis Kupa e Shqipërisë, të mërkurën kampionati

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026