Efektet e pandemisë në zgjedhjet e SHBA-së, Selim Blliku: Shifrat tregojnë një keqmenaxhim të situatës
Pedagogu, Selim Blliku në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Boston tha për Euronews Albania se pjesëmarrja në votime këtë vit është dukshëm më e madhe.
Duke ju referuar një prej çështjeve më të rëndësishme të trajtuara gjatë fushatës, siç është dhe ekonomia Blliku tha se pikëpamjet e presidentit Trump dhe kandidatit demokrat Biden janë tërësisht të ndryshme nga njëra tjetra.
Ndërkohë që Trump këmbëngul se ekonomia ka pësuar një rritje shumë të madhe gjatë udhëheqjes së tij Biden mëton se ekonomia ka qenë mirë që nga koha e Obamës si president dhe ai nuk ka sjellë ndonjë ndryshim drastik.
Sa i përket rritjes së pagës minimale ku Biden propozon një minimum prej 15 dollarë në orë dhe Trump thotë se kjo duhet parë shtet pas shteti, Selim Blliku ndante të njëjtin qëndrim si republikanët.
Pyetur nga gazetarja Mulaj për impaktin e pandemisë në rizgjedhjen e Trump si president pedagogu u shpreh se shifrat në Amerikë tregojnë se pandemia mund të ishte menaxhuar shumë më mirë.
“Nuk mund të gjykojmë sepse nuk jemi në atë pozitë ama shifrat tregojnë se situata mund të ishte menaxhuar më mirë dhe prandaj dhe analizat që bëhen ndaj veprimeve që Trump ka bërë janë për shkak të këtyre rezultateve që ne shohim ku Amerika i vuan mjaft efektet e COVID-19,” – përfundoi Blliku.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta