Efektivë të policisë kallëzojnë në prokurori Pjerin Ndreun, reagon kryebashkiaku
3 efektivë të Policisë së Lezhës kanë kallëzuar në prokurori kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu.
Shkak i këtij kallëzimi është bërë muzika e lartë në një lokal katër ditë më parë po në këtë qytet pasi në bazë të aktit normativ muzika duhet të kishte ndaluar në orën 22:00.
Si pasojë e kësaj dhe ambientit të mbipopulluar, efektivët e Policisë që kanë qenë në shërbim janë afruar por pronari i lokalit ka refuzuar t’i bindet urdhrit të tyre.
Sipas këtij kallëzimi, në momentin që patrulla do të shoqëronte pronarin e lokalit, Ndreu ka ndërhyrë duke deklaruar se “ligjin e bën ai”.
Ndërhyrja e bërë nga kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë që efektivët në shërbim të ngrenë një kallëzim në prokurorinë e Lezhës, në mënyrë që të mbahet përgjegjësi ligjore për personat që kanë penguar ushtrimin e detyrës së Policisë së Shtetit.
Ndërkaq për ngjarjen ka reaguar dhe vetë Pjerin Ndreu përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka deklaruar se Policia e Shtetit ka kapërcyer kompetencat dhe ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin.
Sipas tij efektivët kanë ndërhyrë në një darkë zyrtare ku kanë qenë të pranishëm 15 kryetarët e komunave të Kosovës, me veprime të dhunshme ndërkohë që nuk kanë shkruar gjobën, që siç tha dhe Ndreu është detyra e tyre sipas ligjit.
“Pretendimi që janë fyer është mënyrë për të shmangur tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme në një darkë zyrtare dhe shpërdorimin e detyrës duke mos vepruar në lokalet e tjera që ishin hapur pothuaj të gjitha”, shkroi Ndreu.
Ai kërkoi ndjesë për tejkalimin e orarit duke cilësuar si të përshtatshme një gjobë, por jo veprimet e dhunshme.
“Nesër do ju drejtohem me një shkresë me sqarimet përkatëse, për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e SHÇBA dhe prokurorinë e cila duhet të pyesë me cilësinë e dëshmitarit të gjithë personat pjesëmarrës në darkë”, përfundoi kryebashkiaku i Lezhës qëndrimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta