Efikasiteti i vaksinave, ekspertja Nelaj: Të moshuarit të kenë kujdes, duhet rreth një muaj për antitrupat
Ekspertja e vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik Erida Nelaj tha për Euronews Albania se të moshuarit që i nënshtrohen aktualisht vaksinimit masiv me vaksinën kineze që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat anti-COVID edhe pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës, pasi duhet rreth një muaj të nisë prodhimi i antitrupave.
Ajo shprehu shqetësimin lidhur me grumbullimin masiv të të moshuarve jashtë qendrave të vaksinimit pasi siç tha, po hedhin poshtë sakrificën e një viti në izolim dhe rrezikojnë seriozisht të infektohen. Mjekja këshilloi që secili prej të moshuarve të paraqitet për të bërë vaksinën vetëm pasi të ketë marrë konfirmimin e mjekut të familjes për datën dhe orën.
Znj. Nelaj u shpreh optimiste se me ritmet e vaksinimit masiv mund të arrihet një imunizim i mjaftueshëm i popullsisë përpara afatit të parashikuar.
E pyetur lidhur me efektet anësore të vaksinave, specifikisht Astrazeneca, e lidhur me disa raste të mpiksjes së gjakut, ekspertja e vaksinimit u shpreh se në vendin tonë nuk ka pasur ndonjë rast të tillë, ndërsa shtoi se efektet e zakonshëm pas vaksinës janë temperatura apo këputja e trupit, që sipas saj janë fare normale, madje të nevojshme për të kuptuar që vaksina ka nisur veprimin në trup.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta