Efikasiteti, kostoja, kushtet e ruajtjes: ndryshimi mes vaksinave anti-COVID
Vaksinat anti-COVID kanë rikthyer shpresën tek njerëzimi për rikthim në normalitet pas një viti shumë të vështirë. Po, ku qëndron ndryshimi mes llojeve të ndryshme të vaksinave që janë prodhuar nga kompani të ndryshme të botës përgjatë këtij viti pandemik:
Pfizer & Biontech dhe Moderna përdorin teknologjinë e përcjellësit ARN, stimulon qelizat të prodhojnë një proteinë e cila ndihmon në krijimin e antitrupave për të parandaluar infeksionet;
Oxford AstraZeneca dhe Sputnik V bazohet në virusin e modifikuar gjenetikisht;
Moderna përdoret tek personat mbi 18 vjeç;
Pfizer tek personat mbi 16 vjeç;
Të dyja vaksinat mund të zgjasin deri në gjashtë muaj të ngrira. Pasi të shkrihen, Pfizer mund të mbahet në frigorifer për pesë ditë dhe Moderna për 30 ditë;
Sa i përket efikasitetit, vaksina e Pfizer Biontech ofron 95% siguri. Vaksina e kompanisë amerikane Moderna 94.5%, ndërkohë version i Oxford ofron 70.4% efikasitet dhe 90% nëse rritet doza.
Vaksinat ndryshojnë edhe sa i përket kostos. Vaksina e Oxford është më e lira, 6 euro për person. Vaksina e Pfizer kushton 33 euro dhe 54-62 euro është çmimi i Moderna.
Sa i përket magazinimit e transportit, vaksina e Oxford ofron më shumë lehtësi pasi ruhet deri në 6 muaj në temperature frigoriferike 2-8 celsius;
Vaksina e Pfizer Biontech është më e komplikua, ruhet në temperaturat -70-80 gradë, ndërsa vaksina e Moderna pas 30 ditësh duhet të ruhet në -20 gradë celsius;
Dozat e para të Sputnik V pritet të mbërrijnë brenda javës në Serbi;
Kina ka dërguar vaksinën Sinovac në shumë vende tashmë;
Egjipti ka miratuar vaksinën e Kinës dhe mori grupin e parë të vaksinave më 10 dhjetor 2020.
Pakistani njoftoi të enjten se do të blejë 1.2 milionë doza të vaksinës;
Ukraina ka arritur një marrëveshje me Kinën për të blerë mbi 1.9 milionë doza të vaksinës Sinovac;
Në Turqi, zyrtarët po testojnë mostrat nga dërgesa e parë e vaksinave Sinovac;
Tajlanda do të marrë 200.000 doza në shkurt;
Meksika nënshkroi një marrëveshje për të blerë 35 milionë doza;
Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe vendet e tjera kanë miratuar vaksinën kineze.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta