Ehat Miftaraj e quan shkelje të Kushtetutës vendimin e presidentes për të shkarkuar Valdete Dakën

21 Qershor 2021 | 10:08

Drejtori ekzekutiv në organizatën “Instituti i Kosovës për Drejtësi”, Ehat Miftaraj e quan vendimin e presidentes, Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës, një shkelje të Kushtetutës.

“Fatkeqësisht presidentja e republikës së Kosovës me vendimin për shkarkimin e znj. Daka, përveç se ka bërë shkelje kushtetuese, po ashtu ka ndryshuar një praktikë, një kërkesë të faktorit ndërkombëtar që ka të bëjë me sigurinë apo pavarësinë e institucioneve të pavarura në Kosovë”, – u shpreh ai.

Z. Miftaraj theksoi se deri më tani PDK-ja dhe AAK-ja nuk i kanë mbledhur votat e mjaftueshme për të çuar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

“Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, palët e autorizuara në këtë rast për të kontestuar legjitimitetin e vendimit të presidentit, duhet që të kenë firmën e së paku 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, – tha ai.

“Duket se në këtë fazë PDK dhe AAK që janë pajtuar që ta bëjnë këtë, ende nuk kanë arritur t’i kenë 30 votat e mjaftueshme për të dërguar këtë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese”, – shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026