“Ejani të vallëzojmë”, 65 muzikantë nga 15 vende të Europës koncert në Durrës

28 Korrik 2023 | 20:13

Nën moton “Ejani të vallëzojmë” 65 muzikantë nga 15 vende të Europës do të japin nesër një koncert simfonik në Durrës.

Këto janë provat e fundit, për koncertin më të madh simfonik që është mbajtur ndonjëherë në Durrës. 65 muzikantë të rinj nga 15 vende të ndryshme europiane do të bëhen bashkë më datë 29 korrik në një koncert të madh në Amfiteatrin Romak.

“Jemi mbledhur prej rreth 10 ditësh këtu në Durrës për të zhvilluar aktivitetin tonë të parë orkestral me orkestrën e të rinjve të Ballkanit Perëndimor. Janë 65 muzikantë të rinj nga 15 vende të ndryshme europiane, të cilët janë mbledhur këtu. Punojnë sëbashku çdo ditë, bëjnë prova intensive për të përgatitur një program simfonik, të cilin ne e prezantojmë për herë të parë në datë 29 korrik në Amfiteatrin Romak.”- Desar Sulejmani, drejtor artistik i orkestrës

Për qytetin, ky aktivitet orkestral është i rëndësisë së veçantë.

“Ne jemi shumë të lumtur, që për herë të parë në qytetin tonë vjen kjo orkestër e madhe dhe me të gjitha instrumentet, përfshirë dhe harpën, që është një instrument shumë i veçantë.”- shtoi Mehmeti.

Po kaq të lumtur duken edhe pjesëtarët e orkestrës, shumica e të cilëve vijnë për herë të parë në Durrës.

“Është një eksperiencë e mrekullueshme dhe një nder i madh, të jem pjesë e kësaj orkestre. Unë vij nga Rusia dhe është hera e parë që vizitoj Durrësin. Më pëlqen shumë qyteti dhe atmosfera këtu. Kam mësuar shumë dhe po punojmë fort me orkestrën për një repertor të madh, prandaj shpresoj se do të realizojmë diçka të bukur.”- theksoi  Rezeta Valejeva, pjesë e orkestrës

“Jam për herë të parë këtu në Durrës dhe është e para herë që luaj në një orkestër. Është një eksperiencë shumë interesante, që të mëson shumë gjëra”- tha Bujana Ahmeti, harpiste

Nën moton “Ejani të vallëzojmë”, orkestra do të luajë valle simfonike mjaft popullore nga kompozitorë të huaj, si dhe pjesë të zgjedhura nga balete të ndryshme botërore.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026