Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur, meloditë karakteristike të rrugicave.
Zhani Sulioti ka mbi 60 vite që këndon serenatën ndërsa prej kohësh nuk ishte ngjitur në skenë për të performuar. Ajo tregon se brezi i saj vijon ende të ruajë origjinalitetin e serenatës ndërsa të rinjtë po e deformojnë atë.
“Nga njerëzit e Korçës isha e harruar. Është kënaqësi që ndodhem këtu. Shumë. Jashtë mase. Me vjen të qaj. Korça ka pasur serenata të bukura dhe kur shoh që këto bëhen në mënyrë të ligë me vjen te qaj. Me brezin që jam unë këndohet por brezin e ri nuk e di çfarë do bëhet”, është shprehur artisti.
Emocionuese ishte kur Spanja Pipa, diva e serenatës korçare, pavarësisht se në moshë të thyer, mori mikrofonin për të kënduar bashkë me publikun.
“Unë kam mbaruar shkollën e muzikës për Kanto, kam shumë vite që kam ikur këto këngë i kemi kënduar kur kemi qenë të reja. Me vjen mire se me pëlqen autoktonia e vjetër. E dua serenatën siç ka qenë më përpara. Këndojmë kur mblidhemi bashkë, e këndojnë jo vetëm korçarët jashtë”, është shprehur artistja, Roberta Panariti.
Mes emocionesh, kujtimesh dhe duartrokitjesh, serenata korçare dëshmoi edhe një herë se mbetet një nga simbolet më të çmuara të identitetit të qytetit.
Edhe pse koha kalon dhe brezat ndryshojnë, zërat e artistëve që e kanë mbajtur gjallë ndër vite, së bashku me të rinjtë që po e përqafojnë këtë traditë, japin shpresë se serenata do të vijojë të jehojë në rrugicat e Korçës.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
- 21:51 Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
- 21:51 ‘Mallkimi’ i Interit vazhdon, sulmuesi Khalaili dështoi në testet e fitnesit!
- 21:46 Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 21:41 Kur Zidane heshti Spanjën dhe zgjati lamtumirën e tij
- 21:36 Franca–Spanja, moti kërcënon Dallasin, por jo gjysmëfinalen