Ekipet shqiptare me sytë nga UEFA, kampionia përfiton 800 mijë euro

23 Qershor 2020 | 19:24

Gara për një vend në Kupat e Europës është mjaft e fortë në kampionatin shqiptar, ku nga Laçi i vendit të tretë e deri tek Bylis i vendit të shtatë diferenca është vetëm 6 pikë.

Pjesëmarrja në kompeticionet ndërkombëtare duket si një mënyrë ideale për të mbushur arkat e klubit nga të ardhurat që sjell pjesëmarrja në kualifikueset e Champions dhe Europa League. 

Skuadra kampione e Shqipërisë do të sigurojë një shifër të konsiderueshme, referuar shpërblimeve që UEFA shpërndau në edicionin 2019-2020.

Vetëm pjesëmarrja në turin e parë kualifikues vlen 280 mijë euro. Në rast se aventura në Ligën e Kampioneve përfundon këtu, atëherë kampionët kalojnë në raundin e dytë kualifikues të Europa League, ku marrin dhe 260 mijë euro të tjera.

Nëse skuadra e vendit të parë nuk arrin të avancojë as në këtë raund, atëherë do të përfitojë edhe 260 mijë euro të tjera, si një fond i akorduar nga UEFA për skuadrat kampione që nuk arrijnë në fazën e grupeve. 

Sa i takon ekipeve që do të luajnë në Europa League, pjesëmarrja në raundin e parë kualifikues do t’u sillte 240 mijë euro. Në rast se do të kojnë vetëm një raund, atëherë përfitimet do t’i kalonin gjysmë milioni euro.

Skuadrat shqiptare e vuajtën jo pak periudhën e ndërprerjes së kampionatit, çka u reflektua nga vonesa e pagave për futbollistëve në pjesën më të madhe të skuadrave. Lojtarët e Kukësit bojkotuan stërvitjen ditën e hënë, pikërisht për pagat e prapambetura, por më pas morën garanci se javën e ardhshme do të kalojnë pagat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026