Ekonomia globale rritet, Turqia ka zhvillimin më të madh me 157% për individ

12 Korrik 2024 | 16:44

Bota po pasurohet më shumë pas periudhës së krizës së pandemisë. Vetëm vitin që lamë pas janë gjeneruar mbi 470 trilion dollarë. rritja më e madhe në Amerikën Latine, Lindjen e mesme dhe Afrikë, ndërsa ekonomia për individ në Turqi, renditet e para me një rritje 3 shifrore

Bota është pasuruar me $477 trilion dollar vitin që lamë pas. E thotë studimi i fundit i Boston Cosulting Group.

Sipas të dhënave të institutit financiar, pasuria financiare për individ në botë është rritur me  4%. Lajmi konsiderohet pozitiv por ende një shifër shumë modeste krahasuar me rritjen mesatare para periudhës së pandemisë, ku pasuria në botë rritej mesatarisht me vit 7%.

Rritja më e madhe u regjistrua në Amerikën Latine, ku pasuria financiare për individ u rrit me 7.9%, e ndjekur nga Lindja e Mesme dhe Afrika me përkatësisht 7.8%

Sa i takon Evropës, ekonomia individuale e Zvicrës dhe Italisë nuk ndoqi të njëjtin ritëm, duke rënë me 6 dhe 4 përqind respektivisht.

Humbje të madhe gjithashtu për shtetin e vogël të Qipros, ekonomia për person e të cilit ra me 30%. Humbje dyshifrore shënuan edhe Meksika dhe Kazakistani, me respektivisht 20 dhe 17%.

Studimi nxjerr në pah edhe shpërndarjen gjeografike të më të pasurve në botë, ku në listë kryesojnë te pasurit qe jetojnë ne Amerikën Veriore, të ndjekur nga ata që jetojnë në shtetet e Paqësorit si dhe ne Evropën perëndimore. Renditje e cila nuk paraqet një surprizë krahasimisht me pasqyrimet e më mëparshme.

Megjithatë, surpriza në listë shfaqet Turqia, ku sipas studimi, gjatë periudhës 2022 dhe 2023 , pasuria financiare për individ është rritur me 157%.

Ndërkohë numri i më i madh i milionerëve në botë, jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë dhe Britani të Madhe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës

Portugalia është gati të dërgojë një mision ndihme emergjente prej 50 shpëtimtarësh në Venezuelë, njoftoi sot Ministri i Jashtëm Paulo Rangel, pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës që goditi vendin e Amerikës Latine. “Ekziston një...
17:58 | 25/06/2026

Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës

Kina ka përsëritur thirrjen e saj që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet dhe embargon afatgjatë ndaj Kubës, pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur...
17:11 | 25/06/2026

Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur

Më shumë se 10,000 persona u raportuan të zhdukur pas tërmetit që goditi Venezuelën gjatë natës, sipas të dhënave nga një faqe interneti e krijuar...
16:42 | 25/06/2026