Ekonomia rritet me 5.5 %, industria dhe ndërtimi japin hov në 3-mujorin e parë të 2021
Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 5.5 % në 3-mujorin e parë të vitit, sinjal ky që tregon se ekonomia po e lë pas pandeminë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se industria dhe ndërtimi ishin sektorët më kontributin më të madh në rritjen ekonomike.
Rritja ekonomike për tremujorin e parë të vitit është 5.53%. Instituti i Statistikave raporton se ekonomia në këtë periudhë ka marrë hov industria nxjerrëse, energjia elektrike dhe ndërtimi. Këta sektorë kanë pasur kontributin më të madh nga të gjitha degët e tjera të ekonomisë dhe në terma vjetorë janë rritur me 17 dhe 24 për qind, përqindja më e lartë, pas rënies që ekonomia jonë pësoi nga kriza globale e pandemisë. INSTAT raporton një shtim të vlerës së parave edhe në aktivitetin e bankave, kompanive të sigurimit dhe agjencive imobiliare.
Ndërkaq, degët e shërbimeve të tilla si transporti, tregtia dhe akomodimi kanë rezultuar me vlera negative dhe shqetësimin apo nevojën për stimulimin e tyre e kanë përcjellë edhe grupet e interesit e ekspertë të ekonomisë.
Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 1,49 %, konsumi final i qeverisë u rrit me 5,16,eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,66 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 7,55 %. Institucionet financiare ndërkombëtare parashikuan se gjatë këtij viti, Shqipëria do të kishte një rimëkëmbje ekonomikë duke vlerësuar situatën globale, por duke u bazuar edhe në vitin elektoral, rritja është parashikuar ndërmjet 4 dhe 5 përqindëshit.
Norma e rritjes së PBB-së (krahasim T1 2020/T2 2021)
Bujqësia 0.01%
Industria, energjia, uji 2.56%
Ndërtimi 1.09%
Transporti, tregtia, akomodimi -0.14%
Arsimi, shëndetësia 0.97%
Taksat -0.02%
Ndryshimi me periudhën janar-mars 2020
Bujqësia 0.01%
Industria, energjia, uji 23.81%
Ndërtimi 16.87%
Transporti, tregtia, akomodimi 0.93 %
Bankat dhe shoqëritë e sigurimit 16.94%
Pasuritë e paluajtshme 8.65%
Arsimi, shëndetësia 7.45%
Taksat -0.38%
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta