Ekonomia rritet me 5.97%, ndërtimi dhe tregtia peshën kryesore, ngrin bujqësia
Ekonomia është rritur me një normë vjetore 5.97% për periudhën janar-mars të këtij viti.
Sipas Institutit të Statistikave, kontributin kryesor në zgjerimin e prodhimit kombëtar të vendit e ka pasur ndërtimi dhe sektorë që lidhen me të.
Ndërtimi u rrit me 25.5% në terma vjetorë dhe shit-blerja e pasurive të patundshme me 14.8%.
Shpenzimet qeveritare për rindërtimin në këtë periudhë ishin 2 herë më të ulëta se një vit më parë, ndërsa fondet për vepra publike në infrastrukturë u ulën me 40%, çka bën që rritja e ndërtimit të jetë mbështetur ose nga aktiviteti i sektorit privat, ose nga rritja e çmimeve.
Dega e dytë me kontributin më të madh në ekonomi është tregtia me transportin, të cilat u rritën me 10.5%.
Tregtia e mallrave dhe sektori i transportit janë rritur me 150 milion euro krahasuar me një vit më parë.
Bujqësia vijon të mbetet në stanjacion, edhe pse çmimet e produkteve janë rritur, baza vjetore e rritjes së këtij sektori është 0.11% dhe u tkurr me 0.14% krahasuar me fundin e vitit të shkuar.
Tkurrje vjetore pati edhe arsimi, shëndetësia dhe artet.
Industria dhe energjia kanë shënuar rritje me 1.4%, të ndikuara nga rritja e eksporteve të lëndëve të para.
Konsumi i popullatës për muajt e parë të vitit është shtuar me 8.6%, por kjo tendencë mund të ulet në pjesën tjetër të vitit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta