Ekonomia u tkurr 3.3 %, INSTAT: Ndikimi nga pandemia, efektet u zbutën në fund të vitit
Ekonomia shqiptare pësoi një recesion 3.3 për qind në vitin 2020. Krahasuar me pritshmëritë e qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare, tkurrja e ekonomisë rezulton në nivele më të ulëta, ndërsa parashikimi për këtë vit flet për rritje 5.5 për qind.
Ekonomia shqiptare ka pësuar një recesion në nivelin 3.31% gjatë vitit 2020, vit i cili u shoqërua nga pasojat e tërmetit dhe pandemia COVID-19. Pavarësisht pritshmërive, tkurrja e ekonomisë rezulton në nivele më të ulëta, sesa ajo që parashikonin institucionet financiare ndërkombëtare, që llogarisnin recesion nga -6% deri në -9%.
Sipas Institutit të Statistikave, ndikim në këtë nivel ka dhënë tremujori i fundit, i cili rezultoi me rritje prej 2.99%. Sektorët më kontribut pozitiv ishin ndërtimi, i nxitur nga procesi i rindërtimit, por edhe shëndetësia e cila njohu rritje të ndjeshme të shpenzimeve.
Fillimi i vitit 2020 ishte i vështirë dhe nisi më rënie për shkak të efekteve të tërmetit. Më pas në 3 mujorin e dytë ekonomia ishte nën masat e forta të izolimit, ndërsa në 3-mujorin e trete u ndikua sezoni turistik.
Ndërkohë, fundi i vitit përkoi me kulmin e infektimeve nga pandemia, por masat kufizuese u zbutën dhe ekonomia u gjallërua. Për Ministrinë e Financave, viti 2021 do të shënojë rritje ekonomike në nivelin 5.5 %.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta