Ekskluzive/ Autorët e vrasjes së dyfishtë në Elbasan, qitës profesiontë të maskuar me paruke

6 Tetor 2021 | 10:13

Vrasja e dyfishtë në Elbasan, ku humbën jetën Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri dyshohet është kryer nga 2 persona, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri tip “Tomson” dhe pistoletë në drejtim të viktimave.

Euronews Albania mëson se pjesë e atentatit kanë qenë 3 persona, të cilët ndodheshin brenda makinës tip “Volvo”, por vetëm 2 prej tyre kanë hapur zjarr ndaj viktimave.

Autorët dyshohet se kanë përdorur paruke për t’u kamufluar, ndërsa mësohet se automjeti ka lëvizur edhe më herët në zonë për të lokalizuar viktimat.

Qitësit dyshohet se janë vrasës profesionistë me pagesë për shkak se janë treguar mjaft preciz në eliminimin e Çollakut dhe Bitrit, duke mos lënduar personin e tretë që ndodhej pranë tyre në momentin e atentatit.

Në automjetin “Volvo” që u dogj në fshatin Balldre, policia gjeti në brendësi edhe një kallashnikov që nuk është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor i ngritur për vrasjen e dyfishtë ka administruar edhe pamjet filmike të karburantit ku ndodhi ngjarja.

Pista kryesore e ngjarjes së rëndë mbetet e shkuara me ngarkesë kriminale e viktimave.

Për Lulzim Bitrin, krahas lidhjeve të afërta me Talo Çelen, po hetohet dhe mundësia e një hakmarrje, pasi i vëllai i tij ka dyshime se ka qenë vëzhgues në vrasjet e Endrit Alibejt, Arben Dylgjerit dhe një shtetasi turk.

Sakaq për Ardian Çollakun dyshimet lidhen me përfshirjen e tij si person në dijeni për vrasjen e Everest Cakës në 11 maj të 2021.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026