Ekskluzive/ Euronews Albania siguron foton e personit të maskuar që vuri tritolin tek banesa e Dukës
Euronews Albania ka siguruar foton e personit të maskuar që vendosi lëndën plasëse në derën e banesës së presidentit të FSHF, Armando Duka mbrëmjen e së hënës.
Grupi hetimor ka bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë në banesën e Dukës, por dhe përgjatë rrugëve që të lidhin me të. Në pamje duket një person me kapuç dhe me maskë deri tek pjesa e syve që sapo vendos një pako në derën e banesës largohet me vrap.

Nga analizimi i pamjeve duket autori i cili largohet me vrap dhe përshkon rrugën drejt bulevardit kryesor të Durrësit. Megjithatë, deri në këtë fazë ende nuk është bërë e mundur identifikimi i personit.
Burime nga policia thanë për Euronews Albania se në banesën e presidentit të FSHF, Armand Duka janë vendosur rreth 200 gramë lëndë plasëse e përpunuar me fitil zjarrpërcjellës.
10 persona janë shoqëruar lidhur me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e së hënës, të cilët pasi u morën në pyetje u lan lënë të lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta