Ekskluzive/ Kryetari i PDK Memli Krasniqi: Albin Kurti, show me dialogun
“Albin Kurti deri tani ka pasur tendencë për të bërë show në dialogun Kosovë-Serbi”, u shpreh kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.
Sipas Krasniqit, kryeministri nga radhët e Vetëvendosje po shkon në dialogun me Serbinë me qëllime të ngjashme me ato të udhëheqësve të PDK lidhur me shkrirjen e konfliktit dhe njohjen reciproke, si dhe respektimin e sovranitetit të Kosovës.
“Unë nuk besoj se deri tash është dëshmuar nga ana e z. Kurti mjaftueshëm se ai vërtet po shkon me këtë qëllim sepse deri tash ka pasur më shumë tendencë për të bërë një show apo për të krijuar momente përfitimi kushtimisht po them politike të brendshme në Kosovë,” deklaroi kryetari i PDK, Krasniqi.
Ai shtoi se procesi i dialogut duhet të koordinohet deri në detaje me SHBA dhe partnerët evropian me qëllime të hapura, si dhe se ‘sovraniteti shtetëror, integriteti territorial, rregullimi i brendshëm shtetëror duhet të ruhet në kuadër të këtij procesi’.
Krasniqi deklaroi se PDK do të mbështesë marrëveshjen që sjell njohjen e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë dhe që i mundëson Kosovës anëtarësimin në organizata ndërkombëtare duke filluar nga OKB.
INTERVISTA E PLOTË
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta