Ekskluzive/ Mbrojtësi e mbyll me Superligen, ish-futbollisti i Kukësit transferohet në Kroaci
Ish-futbollisti i Kukësit, Edis Maliki, do të transferohet në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit. Euronews Albania ka mësuar se lojtari i krahut do të lëvizë si lojtar i lirë duke i dhënë kështu fund përvojës dy-vjeçare në Superligë me klubin verilindor.
Menaxheri i tij Naim Halili ka mundur t’i sigurojë një kontratë gjithashtu dy-vjeçare me Lokomotivën e Zagrebit, klub në të cilin bëjnë pjesë edhe pesë shqiptarë të tjerë, Dzemal Ibishi, Sherif Kallaku, Enis Cokaj, Indrit Tuci dhe Jon Mersinaj.
Njëzetepesëvjeçari Maliki arrin të bëjë kështu një tjetër hap të madh në karrierë. I lindur në Veles të Maqedonisë së Veriut, futbollisti me origjinë shqiptare kaloi nga skuadrat Robotniçki te Makedonija, Shkupi e më pas te Kukësi skuadër me të cilën zhvilloi mbi 70 ndeshje dhe fitoi Kupën e Shqipërisë në sezonin 2018-2019.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta