Ekskluzive/ Nga Velipoja në Ksamil, qeveria plan për shtetëzimin e bregdetit

2 Korrik 2020 | 09:42

Problematikat e hasura me pronat në bregdet duket se kanë çuar qeverinë që të marrë një masë ekstreme për menaxhimin e tyre duke shtetëzuar të gjithë vijën bregdetare që nga Velipoja në Ksamil.

Në konsultim publik është hedhur drafti i cili bën një ndryshim në ligjin për pronat shtetërore ku janë bërë edhe dy ndryshime duke specifikuar ekzaktësisht se bregu i detit është pronë publike e paluajtshme dhe e patjetërsueshme duke bllokuar të gjitha hipotekimet e pronave që lidhen me vijën bregdetare.

Drafti vjen në një kohë kur në zona të vendit ka pasur përplasje të nxitura prej pretendimeve për pronat në bregdet dhe si një kusht i vendosur edhe në procesin integrues të vendit në Bashkimin Evropian. Kjo e fundit është vënë nga pala greke për pronat në jug ku banorët e zonave kanë pretendime të pronësisë.Projektligji për bregdetin.

Kësisoj, nëse ky draft do të marrë dritën jeshile nga qeveria dhe më pas nga parlamenti do të paralizojë të gjitha proceset e kalimeve në pronësi për ato toka që shtrihen në bregdet.

Ky është drafti i dytë që qeveria ka hartuar në harkun e pak ditëve që lidhet me menaxhimin e vijës bregdetare shqiptare. Pak ditë më parë. Euronews Albania publikoi edhe draftin tjetër, i cili parashikonte ndalimin e të gjitha ndërtimeve në bregdet përveç atyre që jepen me koncesion, apo përfshihen në investime strategjike. 

Drafti i parë parashikonte gjithashtu konceptim e pronës private në bregdet ku specifikohej se në rast shitjeje të saj, shteti gëzonte të drejtën e parablerjes, ndërsa me projektin e ri, i gjithë bregu i detit parashikohet të kthehet në pronë publike.

 

Lexoni gjithashtu: 

Nisma e re e qeverisë për pronat në bregdet, ndalohen të gjitha ndërtimet përveç PPP-ve

Basha paralajmëron mosnjohje të vendimeve të qeverisë dhe parlamentit

Shembjet në bregdet, Lleshaj: Do ia kalojmë pushtetin strukturave vendore

Shembjet në bregdet, kryebashkiakja e Shkodrës padit IKMT-në në Prokurori

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026