Ekskluzive | Raporti i SHISH jep alarmin, bandat shqiptare po fuqizohen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euronews Albania sjell ekskluzivisht një pjesë të raportit vjetor të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku ngre alarmin e fuqizimit të strukturave kriminale, tani edhe jashtë vendit.

Në raport theksohet se vlerat monetare dhe pasuria e përfituar nga veprimtaria kriminale ndër vite të favorizuar nga korrupsioni në sistemin e drejtësisë, pandëshkueshmëria apo niveli i ulët i saj, po përdoren nga këto grupe për zgjerimin e aktivitetit të narkotrafikut jashtë vendit, kryesisht në drejtim të drogave të forta.

Inteligjenca shqiptare thekson se individët që i kanë shpëtuar drejtësisë janë vendosur në vende të huaja dhe prej andej shërbejnë si ura lidhëse të trafikut me elementë kriminalë brenda vendit ku përveçse në vendet evropiane, janë aktivë edhe në vendet e origjinës së kokainës e heroinës, ku bashkëpunojnë me elementë kriminalë lokalë.

- Advertisement -

Bandat shqiptare që operojnë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike kanë bazën e tyre kultivimin e kanabisit. Por si bëhet kalimi nga lënda narkotike e kanabisit tek drogat e forta si heronia apo kokaina?

Shish thekson se evidentohen raste të shkëmbimit të kanabisit me droga të forta, si heroinë dhe kokainë.

Alarmant mbetet fakti se edhe agjencia e inteligjencës shqiptare pranon se bandat kriminale ndërmjet tyre punësojnë vrasës profesionistë me pagesë për larje hesapesh ku edhe për vitin 2019, atentate të tilla s’kanë qenë të pakta.

Shërbimi Informativ Shtetëror analizon një aspekt tjetër të krimit të bandave kriminale, atë të krimeve ekonomike. Sipas inteligjencës, parat e bandave kriminale pastrohen në disa fusha biznesi si ai i ndërtimit, pasuritë e paluajtshme, hoteleri-turizmi dhe zonat bregdetare e ato urbane mbeten më tërheqëset, pasi ofrojnë potencial për kthimin shumëfish të investimit fillestar.

Etiketimet

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten mbi 12 mijë shoferë

Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të punës për garantimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka shtuar kontrollet në të gjitha akset...

Rama: Çmimet e “Internetit Roaming” janë ulur deri në 99%

Nga data 1 Tetor e këtij viti, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri në 99%. Këtë lajm e...

Papa sugjeron se Kisha Katolike mund t’i bekojë lidhjet mes së njëjtës gjini

Papa Françesku ka sugjeruar se ai mund të jetë i hapur që ta bekojë lidhjen e personave të gjinisë së njëjtë në Kishën Katolike. Duke...

TË FUNDIT

BE shqyrton rrezikun nga përdorimi i katër teknologjive si armë lufte

Komisioni Evropian do të shqyrtojë rrezikun që paraqet përdorimi i katër teknologjive kritike si armë lufte, mes tyre gjysmëpërçuesit dhe inteligjenca artificiale. Blloku do...

Synohet shkarkimi i udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy është duke luftuar për jetën e tij politike pasi një rebel i krahut...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×