Ekskluzive/ Zbardhet vrasja e vëllait të Talo Çelës    

8 Tetor 2020 | 09:05

Tri javë pas vrasjes se Bujar Çelës në një kafe në Bradashesh, policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë arritur të zbardhin ngjarjen.

Burime konfidenciale bëjnë me dije për Euronews Albania se në pranga janë vënë disa persona. 

Detajet e operacionit pritet të bëhen me dije në orët në vijim, ndërsa muajt e fundit në Elbasan janë zbardhur edhe 2 vrasje të tjera ajo e Regnis Runaj dhe Emiljano Ramazanit, duke vënë në pranga ekzekutorët dhe porositësin e vrasjeve.

61-vjeçari Bujar Çela dyshohet se u vra për shkak të konflikteve të vëllait të tij Talo Çela, i cili është personi më i kërkuar në Shqipëri dhe për “kokën” e tij policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen.

Pak ditë me parë, kryeprokurori Olsion Çela foli me tone të ashpra në Elbasan, ku kërkoi luftë pa kompromis me krimin e organizuar që sipas tij sundon qytetin.

 

Lexoni gjithashtu:

Vritet në një atentat në Elbasan vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela

Ekzekutimi i vëllait të të shumëkërkuarit për grabitjen e Rinasit, gazetari i Euronews Albania sjell detajet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026