Eksperiment i Euronews: TikTok me përmbajtje edukative në Kinë, argëtuese në Europë

27 Nëntor 2025 | 16:54

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë në një intervistë së fundmi se Kina u ofron fëmijëve evropianë një version më të thjeshtë dhe vetëm argëtues të TikTok, ndërsa për fëmijët e saj përdor një version shumë më arsimor dhe të dobishëm.

Versioni kinez i TikTok-ut (Douyin) është zhvilluar për tregun kinez, ndërsa TikTok për përdoruesit ndërkombëtarë. Dy aplikacionet ngjajnë në strukturë, por përmbajtja që ofrohet është e ndryshme.

Kina ka censurë të rreptë dhe ndalon çdo material që mund të dëmtojë imazhin e vendit. Po ashtu, sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Miturve (2021), platformave u kërkohet të vendosin kufizime për fëmijët.

Për këtë arsye, ByteDance ka vendosur 40 minuta limit ditor për përdoruesit nën 14 vjeç dhe ndalon përdorimin nga ora 22:00 deri në 06:00.

Për të verifikuar pretendimet e Macron, ekipi verifikues i Euronews përdori një VPN, krijoi një profil 13-vjeçar në Douyin (DO-IN) dhe pa se përmbajtja ishte kryesisht edukative: eksperimente të thjeshta, mësime gjuhe, muzike dhe gatimi.

Sa për versionin “për të rritur”, të dy aplikacionet kanë përmbajtje të ngjashme, por Douyin mbetet i kufizuar nga rregullat e qeverisë kineze.

Ideja se Kina po përdor TikTok për të “dobësuar” të rinjtë në botë u përhap sidomos pas një interviste të vitit 2022 me Tristan Harris në “60 Minutes”.

Ai përmendi se fëmijët në SHBA ëndërrojnë të bëhen “influencer”, ndërsa ata në Kinë “astronautë”, duke përdorur një sondazh të vitit 2019.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve

Policia italiane arrestoi 539 persona gjatë një operacioni mbarëkombëtar që synonte krimin e të rinjve, raportuan media lokale të hënën. Operacioni, i koordinuar nga Shërbimi...
11:39 | 20/07/2026

Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë

Kryeministri Peter Magyar e ka ftuar Judit Polgar, shahisten më të suksesshme që bota ka parë ndonjëherë, të bëhet presidente e Hungarisë. Polgar është e...
11:26 | 20/07/2026

930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo

Ministria e Shëndetësisë në Kongo njoftoi se të paktën 930 persona kanë vdekur nga shpërthimi i Ebolës, me 37 vdekje të reja të regjistruara në një...
10:32 | 20/07/2026