Ekspertët japin alarmin: Gripi i shpendëve po bëhet i transmetueshëm tek njerëzit
Ndërsa bota sapo ka filluar të marrë veten nga shkatërrimi i pandemisë së COVID-19, ajo po përballet me mundësinë e një pandemie të re, të një patogjeni shumë herë më fatal.
Gripi i shpendëve, sipas shkencëtarëve, prej kohësh ka qenë dhe vazhdon të jetë në horizont. Ky patogjen, e sidomos varianti H5N1, nuk i ka prekur shpesh njerëzit, por në rastet kur i ka infektuar, 56 për qind e rasteve kanë rezultuar me vdekje.
Paaftësia e tij për t’u përhapur lehtshëm nga njëri person tek tjetri ka bërë që të shmanget pandemia. Por gjërat po ndryshojnë. Virusi, që ka shkaktuar shpesh herë pandemi mes shpendëve, po infekton gjithnjë e më shumë zogjtë migratorë, që mundësojnë kështu përhapjen më të gjerë të tij dhe rrezikojnë që të prekë më shumë njerëzit.
Së fundmi është raportuar se një variant i ndryshuar i H5N1-shit po infekton jo vetëm vizonët në një fermë gëzofësh në Spanjë, por edhe po përhapet mes tyre, në mënyrë të paprecedentë mes gjitarëve.
Por gjërat mund të përkeqësohen, pasi aparati i sipërm i frymëmarrjes së vizonëve përshtatet fare mirë për të vepruar si përçues tek njerëzit.
Rrjedhimisht, bota duhet të veprojë tani përpara se H5N1-shi të kthehet në një pandemi shkatërruese, rekomandojnë ekspertët.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)