Eksperti i aviacionit civil, Baçi pohon se aeroporti i Kukësit është tashmë funksional, kontrollorët janë ata të Rinasit

19 Prill 2021 | 09:36

Feliks Baçi, ekspert i aviacionit civil tha për Euronews Albania se qëndrim i ministres së Infrastrukturës dhe drejtorit të aeroportit është i njëjtë sa i takon funksionalitetit të aeroportit.

Drejtori i aeroportit të Kukësit, tha se gjithçka është e certifikuar nga një grup profesionistësh që nga faza e ndërtimit e më tej.

“Nuk ka asnjë pilot në botë, që të ulet në një aeroport i cili nuk është i sigurt nga pikëpamja e ndërtimit, e mjeteve të sigurimit dhe ofrimit të shërbimit,” – u shpreh Baçi.

Ndërkohë që sipas interpretimit të tij, ministrja Balluku tha që një aeroport të përdoret ndërkombtarisht, duhet të lajmërohet.

Eksperti i aviacionit civil sqaroi se fjala “lajmërim” ishte ndryshimi i vetëm mes deklaratës së drejtorit të aeroportit të Kukësit dhe ministres Balluku.

Pra sipas tij deklaratat e tyre nuk bien ndesh duke qenë se aeroporti është funksional por të gjithë aktorët pjesëmarrës në aktivitetin ajror duhet të jenën në dijeni të gjithë detajeve të aeroportit të Kukësit.

Ndërkaq fluturimi nga Rinasi në Kukës, sipas Baçit, ishte një ngjarje shumë e rëndësishme që tregoi se trafiku ajror dhe sistemi aviacionit civil funksionon dhe është një sistem solid.

Feliks Baçi tha në fund të intervistës për Euronews Albania se kullat e vrojtimit dhe kontrollorët nuk mund të jenë në punë pa qenë të certifikuar.

“Për momentin, kontrollorët e kullës në aeroportin e Kukësit janë ata që janë dhe në aeroportin e Rinasit,” – përfundoi Baçi.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026