Eksperti i marketingut: Artikujt që shajnë shqiptarët, të parët që të dalin para

17 Gusht 2022 | 21:57

Daniel Nikolla, profesionist Marketingu në Londër tha në një intervistë për Euronews Albania se perceptimi për shqiptarët në botë është gri. Një peshë të madhe këtu, sipas tij kanë edhe artikujt që nxijnë imazhin e Shqipërisë.

Nikolla tha se me gjithë kontributin që mund të japë diaspora në vende të ndryshme të botës, konkretisht në Britani të Madhe artikujt e publikuar nga mediat për shqiptarët janë të parat që të dalin në internet nëse kërkon për Shqipërinë.

“Ka një masë të madhe që merr perceptim shumë të mirë nga diaspora në Britani të Madhe. Por këto shkrime që bëhen disa si pasojë e lobeve të caktuara dhe disa bazuar në statistika ato janë gjëra reale të cilave s’mund t’i fshihemi dot. Jetojmë në një botë dixhitale, nëse shkon në Google këta artikuj janë gjëja e parë që të dalin për Shqipërinë”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026