Eksperti i medias kritikon policinë për heshtjen përballë dhunimit të dy gazetarëve
Eksperti i medias Ervin Luku e kritikoi si “aspak dinjitoze” heshtjen e drejtuesve të policisë pas dhunimit që vartësit e tyre u bënë dy gazetarëve sot në Tiranë.
Punonjës të policisë penguan sot me forcë gazetarët e “News 24” Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala, që të filmonin vijimin e një aksioni për kapjen e disa të dyshuarve për trafik droge. Kjo ndodhi pasi të dyshuarit ia dolën të largoheshin.
Luku e komentoi si “të papranueshme” sjelljen e policisë që “pasi dështoi në mënyrë spektakolare për të kapur keqbërësit u përpoq të vriste lajmësin”.
“Fatmirësisht në epokën e medias sociale është e pamundur që këto pamje [të dhunës] t’i shpëtojnë qytetarëve dhe medias,” – tha Luku, drejturd i qendrës “Medialuk”, e cila synon rritjen e lirisë së medias dhe zhvillimin e gazetarisë në Shqipëri.
Luku tha se deri më tani ka reaguar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit dhe se mungesa e reagimit nga drejtuesit e policisë “nuk është aspak dinjitoze”.
Eksperti i medias e lidhi këtë rast me qeverinë dhe konsideroi atë si “vijimësi të gjuhës së dhunës”. Ai tha se, që prej mandatit të parë e deri më sot, qeveria socialiste u është drejtuar dhunshëm gazetarëve me fjalë fyese e me përpjekje për censurë përmes nismave ligjore.
Luku ndër të tjera kritikoi edhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, për “qasje arrogante” në raste të tilla dhe kujtoi rastin e vrasjeve në Shëngjin ku sipas Lukut, Çuçi tha se “nuk mbante përgjegjësi as morale”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta