Eksperti i sigurisë në Kosovë: Provokimet në kufi janë të pritshme
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë të Serbisë nga presidenti Vuçiç, si dhe afrimi në kufi i autoblindave të Forcave Speciale të Kosovës, kanë qenë sinjale të qarta se asnjëra nga palët nuk do të lëshojë mbi vendimin për zëvendësimin e targave serbe kur hyjnë në Kosovë.
Për ekspertin e sigurisë, Nuredin Ibishi, një vendimi në kuadër të reciprocitetit duhej marrë prej kohësh, çka normalisht do të pasohej me masa nga e Serbisë.
“Realisht është dashur edhe më herët të merren këto masa, me qëllim që të bëhet një baraspeshë në ndërmarrjen e veprimeve ndaj atyre që po bën Serbia”, tha ai.
Ibishi shkon më tej, duke theksuar se politika dhe veprimet e ndërmarra nga Serbia, janë tërësisht nën ndikimin rus, çka është konstatuar edhe herë të tjera.
“Ekziston ndikimi rus, nuk është kjo e rastësishme që po ndodh. Ajo që ndodhi edhe në Mal të Zi për shkak të ndikimit serbo-rus, dhe kjo është e ndërlidhur”, tha ai.
Duke u nisur nga rastet e fundit të incidenteve me Serbinë, Ibishi shprehet se gjithçka do të ngelë në kuadër të provokimeve, pasi presidenti Vuçiç përveç pamundësisë reale të ndërhyrjes ushtarake, do të marrë përsipër rolin e paqeruajtësit.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta