Lexoni gjithashtu:
Imami i xhamisë “Dine Hoxha” dënon sulmin me pesë të plagosur
Plagosja me thikë e pesë personave nga një 34-vjeçar në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha” shkaktoi frikë tek besimtarët.
Eksperti i çështjeve të sigurisë kombëtare, Xhavit Shala, tha se ngjarja e sotme është e rëndë dhe duhen marrë masa për mbrojtjen e “tolerancës fetare”.
“Deri tani, sepse hetimet vijojnë, bëhet fjalë për një person që ka pasur probleme mendore dhe ka qenë i shtruar. Kjo na bën të reflektojmë shumë që raste të tilla të mos ndodhin më. Toleranca fetare është pasuri ndër shqiptarë, por si çdo pasuri është e rrezikuar, duke marrë parasysh shumë faktorë në këtë mes”, tha ai.
Gjatë një interviste në Euronews Albania, z. Shala theksoi se një tjetër problem nga i cili po vuajnë vendet e botës është “radikalizimi i të rinjve përmes platformave online”.
“E para, një brez i ri, që po rritet me një informacion shumë të madh, me mundësi komunikimi shumë të mëdha, që ju jep mundësi atyre që krahas të mirave mund të marrin edhe të problematika të tjera që mund të lidhen me radikalizimin online. Raste të tilla po ndodhin kudo në botë”, tha ai.
Ai thekson se fenomene të tilla mund të parandalohen duke rritur bashkëpunimin mes institucione ligj-zbatuese, institucioneve fetare dhe vetë shoqërisë.
“Raste të tilla mund të ndodhin, por duhet një bashkëpunim i agjencive të zbatimit të ligjit, institucioneve fetare dhe i vetë shoqërisë për të ndaluar këta persona që kryejna vepra të tilla.
Lexoni gjithashtu:
Imami i xhamisë “Dine Hoxha” dënon sulmin me pesë të plagosur