Eksperti i sigurisë, Softa: Menaxhimi i hapësirës së vijës bregdetare duhet të bëhej që në dimër

29 Qershor 2021 | 12:28

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha për Euronews Albania se konfliktet për shfrytëzimin e vijës bregdetare janë probleme të hershme, të cilat kanë shkaktuar vrasje.

“Akumulimet e problemeve janë të hershme, këto kanë përfshirë njerëz të fortë, të botës së krimit, kanë përfshirë politikanë të pushtetit lokal, njerëz që kanë ekonomi. Këto situata kanë qenë pjesë e luftërave dhe influencave për vijën e detit”, tha z. Softa.

Sipas tij, menaxhimi i hapësirës së vijës bregdetare nuk duhet të bëhet në qershor, por që në dimër.

“Unë mendoj se nuk duhet t’i vëmë fajin vetëm policisë. Policia është një nga hallkat e shtetit shqiptar, një nga hallkat më të rëndësishme, ku detyrë funksionale e saj është ruajtja e sigurisë e rendit publik”, tha ai, teksa shtoi se këto situata janë komplekse, pasi ka lidhje edhe pushteti lokal, Ministria e Turizmit, kryetari i bashkisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026