Eksperti: Ka punë, por nuk ka paga

28 Shtator 2022 | 19:07

Eksperti i punësimit Erald Pashaj tha në një intervistë për Euronews Albania se në Shqipëri ka punë, por çështja është te paga.

Ai deklaroi se nga viti 2019 e deri më sot ndryshimi ndihet çdo ditë, por pagat e ulëta nuk shtojnë numrin e të interesuarve për punë.

“Për të qenë të sinqertë nga viti 2019, përveç periudhës së karantinimit që zgjati rreth 3 muaj, pati një vështirësi madje pati dhe shkëputje, rreth 50 mijë punonjës u çregjistruan, më pas filloi një lulëzim shumë i madh i punësimit. Sot që flasim ne jemi ende me një kërkesë të madhe për punonjës, por, është një por shumë i madh, pagat janë të ulëta,” – u shpreh Pashaj.

Sipas tij pagat e ulëta në Shqipëri nuk ofrojnë një jetesë dinjitoze, duke marrë këtu në konsideratë dhe faktin që renditemi të katërtit nga fundi në Europë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026