Eksperti nuk përjashton faktin se Kosova mund të mbledhë Këshillin e Sigurisë
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se situata në veri të Kosovës është duke u përshkallëzuar.
Por, pavarësisht kësaj, ai beson se institucionet shtetërore i kanë marrë masat e duhura për të mos lejuar veprime destabilizuese.
“Gjatë ditës së sotme kem i pasur dy sulme në Zveçan dhe Zubin Potok. Situata është duke u përshkallëzuar dhe varësisht nga gjendja në terren mendoj dhe vlerësoj se institucionet përkatëse do marrin masat e duhura për ta mbajtur situatën nën kontroll. Gjendja momentale është fraxhile sa i përket mbarëvajtjes së sigurisë së përgjithshme”, tha ai në intervistë për Euronews Albania.
I pyetur nëse këto rrethana duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, z. Shala thotë se ky organ po monitoron situatën, ndërsa nuk përjashton mundësinë që Presidentja Vjosa Osmani ta thërrasë atë nëse do jetë e nevojshme.
“Unë mendoj se Këshilli i Sigurisë Kombëtare është duke kontrolluar këtë gjendje. Mendoj që kryeministri dhe ministrat respektivë janë duke mbajtur situatën në kontroll, por në rast se do përshkallëzohen mendoj se presidentja do marrë masat që ta aktivizojë FSK-në që t’i asistojë Policisë së Kosovë në përmbushjen e obligimeve”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta