Eksperti PD paraqet shtyllat kryesore të programit për Bujqësinë
Bashkë hartuesi i programit të bujqësisë të Partisë Demokratike, Gjokë Vuksani thotë se programi mbështetet në 6 shtylla kryesore për uljen e kostos së prodhimit dhe rritjen e sigurisë së produkteve.
Dy prej premtimeve kryesore të PD janë “100 milionë euro subvencion të drejtpërdrejtë për fermerët për të ulur koston e prodhimit të produkteve bujqësore që është më e larta në rajon” dhe “50 milionë euro për infrastrukturë bujqësore, sistemin e kullimit dhe vaditjes”, tha z. Buksani.
Siguria ushqimore që mbetet një shqetësim për konsumatorët është një tjetër pikë e rëndësishme e programit të PD dhe mekanizmat për të realizuar këtë tha Gjokë Vuksani është rritja e cilësisë së laboratorëve në vendin tonë pasi aktualisht nuk kryhen analiza të produkteve ushqimore. Ai mori si shembull bukën për të cilën tha se nuk kryhet kontroll i cilësisë.
“Ndoshta është lajm i keq, por do t’u them se një seri e madhe të analizave të produkteve ushqimore nuk kryhen në vendin tonë, për shembull aditivët që shtohen tek buka, ngjyruesit, konservantët apo hormonet”, tha ai.
Një tjetër pikë e programit të bujqësisë të prezantuar nga PD synon uljen e diferencës mes eksporteve dhe importeve pasi aktualisht vendin ynë eksporton rreth 300 milionë euro të mira ndërsa importon gati 1 miliardë euro të mira.
“700 milionë euro është hapësira që mund të mbushet me prodhim vendas. Ne pretendojmë që në katër vite nga PD do të shkojnë drejt balancimit të këtij raport përmes Agjencisë së Promovimit të Eksporteve. Do mbështesim me para që fermeri ta punojë tokën. Një nga problemet kryesore është se fermeri nuk ka paratë fillestare”, tha z. Vuksani.
Nismën e fundit të qeverisë për të hequr akcizën e naftës për fermerët, eksperti pranë PD e cilësoi si jo efektive pasi tha se nga 350 mijë fermerë në vend vetëm 3% e tyre kanë mjete.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta