Eksperti: Politika e taksave të ulëta ka ‘skaduar’, jo konkurruese për ekonominë

14 Tetor 2022 | 11:35

Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj deklaroi se politika për uljen e taksave nuk është konkurruese për ekonominë shqiptare.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gjokutaj u shpeh se nëse qeveria kryen kontrolle për bizneset apo individët të cilët kryejnë evazion fiskal, nuk ka vend për ulje taksash.

“Duhen parë të gjithë lehtësitë dhe përjashtimet tatimore më së pari, për të arritur një konkluzion se çfarë efektiviteti kanë dhënë deri më sot. Në momentin që dialogon me Ministrinë e Financave për ulje taksash, qoftë si shoqëri civile qoftë si organizatë biznesi apo ekspertë, natyrshëm që rezerva për të kompensuar humbjen në buxhet do të duhet të gjendet te evazioni.

Politika e taksave të ulët, mendoj se ka skaduar si qasje, e  cila mund të jetë konkurruse për ekonominë shqiptare në nivel rajonal. Taksat duhet të jenë pjesa e fundit e instrumentit për të ndikuar mbi vendimet e biznesit. Ajo që duhet të bëjë qeveria, është që të bëjë detyrat e shtëpisë. Nëse bëhet detyra në mënyrën e duhur, nuk ka shumë vend për të bërë ulje taksash”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026