Eksperti shpjegon tërheqjen ekstreme të detit në Shqipëri
Kombinimi rastësor i disa faktorëve atmosferikë krijuan tërheqjen e pazakontë në bregdetin shqiptar më 18-19 mars.
Kështu tha eksperti Osman Metalla në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania teksa shpjegoi se bëhet fjalë për një fenomen natyror që ka të bëjë me krijimin e sinergjisë.
“Janë fenomene që shpjegohen me tërheqjen e trupave qiellore, batica dhe zbatica shpjegohen me tërheqjen e Diellit dhe Hënës. Nuk ndodhin çdo vit. Ka të bëjë me krijimin e sinergjisë. Kur planetet rreshtohen; Dielli, Toka, Hëna në një linjë të drejtë, forca gravitacionale rritet. Ka edhe faktorë të tjerë që e rrisin”, shpjegoi eksperti.
Ai theksoi se më 18-19 mars, kur pati zbaticë ekstreme ishte edhe koha e Hënës së plotë, që tregon se fuqia gravitacionale ishte më e madhe.
Edhe presioni i lartë atmosferik ka ndikuar, tha Metalla, duke bërë që bashkimi rastësor i të gjithë këtyre faktorëve të krijonte zbaticën e pazakontë në detet e Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve