Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka qenë Shqipëria e para që e ka bërë pasi ka të bëjë me konsumin e shtuar dhe ka të bëjë dhe me pamundësinë e gjetjes së energjisë në treg.
Ishte kjo deklarata e ministres Belinda Balluku në “SOT” për Euronews Albania e cila sqaroi se fasha vijon të jetë në fuqi, thjesht aplikimi nuk do të fillojë në tetor.
Për dy arsye:
- Konsumi është ulur ndjeshëm edhe për shkak të kushteve atmosferike
- Qytetarët janë sensibilizuar
Balluku tha se që prej fillimit u qartësua se fasha do të variojë në varësi të kushteve të kaskadës së Drinit dhe kërkesës së tregut dhe në këto kushte aplikimi nuk ka pse nis që në tetor duke qenë se ka mjaftueshëm energji.
“Nga rreth 17 mijë megavat/orë që i kërkohej KESH-it nga operatori i shpërndarjes në fillim të shtatorit, sot i kërkohet rreth 11 mijë megavat/orë,” – deklaroi Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:18 Astronomët gjejnë sheqer të fshehur në hapësirën midis yjeve
- 16:17 Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
- 16:12 Kryeministri Radev nga Parisi: Bullgaria nuk është pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën
- 16:08 Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të sjellë një ngjarje ndryshe, shumë më të fuqishme
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit