Eksperti: Talo Çela në qendër të Tiranës pranë një komisariati, policia nuk veproi
Eksperti i sigurisë, Ilir Alia thotë se i shumëkërkuari Talo Çela është parë në një zonë pranë qendrës së Tiranës, afër së cilës ndodhet një komisariat policie, por sërish nuk është vepruar ndaj tij.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Alia u shpreh se ka pikëpyetje në lidhje me punën e policisë dhe rrjedhjen e informacioneve për personat në kërkim.
“Prokuroria në radhë të parë thotë që kemi cënim të informacionit të klasifikuar, nuk po thotë që po mbrojmë informatorët. Prokuroria duhet të interesohet më tepër te ato që nuk kanë arritur t’i ruajnë këto informacione, sesa te mediat dhe gazetarët që i bëjnë publike këto. A ka interes publik për t’i ditur këto informacione? Sigurisht që ka. Kemi rastin që një i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare lëviz në qendër të Tiranës.
Zona ku është i informuar policia që është parë personi, aty afër ka dhe një komisariat policie dhe askush nuk ka vepruar. Këtu lindin shumë pikëpyetje lidhur me punën e policisë dhe në atë që a rrjedhin informacione nga policia për personat në kërkim”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta