Ekspertja e cilëson antireklamë për turizmin aksionin e qeverisë për të liruar plazhet në mes të sezonit

30 Qershor 2021 | 16:42

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba tha për Euronews Albania se qeveria është duke bërë reklamën më të keqe të mundshme të turizmit.

Aksioni i ndërmarrë nga ana e tyre për lirimin e hapësirave bregdetare që janë zaptuar në mënyrë të paligjshme, në kulmin e sezonit është një situatë kaotike që shkakton vetëm dëm për të gjithë.

“Nuk e di se kush duhet ta bëjë këtë thirrje, pra nuk e di se kush duhet të influencojë kaq shumë te qeveria që ta lërë në mes këtë aksion absurd që ka nisur në mes të sezonit,” – u shpreh ekspertja.

Ajo sqaroi se turistëve nuk u intereson administrimi i hapësirës dhe është absurde që policia të paraqitet para një turisti dhe ta ngrejë nga shezlongu ku po pushon, sepse çadra e tij nuk përkon me hotelin ku ka prenotuar.

Flora Xhemani Baba apeloi që aksione të tilla të mos vijojnë deri në mbyllje të sezonit, ndërsa theksoi se zgjidhja duhet të vijë vetëm nga një reagim i qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026