Ekspozita “999 portretizime”, fotoreporteri David Hardy sjell profile të ndryshme të shoqërisë

18 Korrik 2021 | 14:23

Ekspozita “999 portretizime” nga fotoreporteri David Hardy, një projekt i angazhuar që ka nisur që në 2019, në pamje të parë duket sikur ka bashkuar dhe ka shkrirë në një hapësirë portrete të ndryshme.

Objektivi dhe synimi i Davidit në fakt shkon përtej dhe mbetet së pari njohja dhe bashkimi i profileve dhe asaj që gjithsecili mbart në vetvete.

“Nuk është vetëm një fotografi e portretit të tyre, është shumë më shumë se kaq. Shpeshherë tek çdo njeri, tek secili prej nesh rëndojnë problematikat e jetës, për mënyrën sesi e konceptojnë ata largimin nga Shqipëria. E para, e kanë parë si sfidë personale ndaj vetes. E dyta, duan të kenë një foto të tyre reale, si janë ndjerë në atë moment”, u shpreh fotoreporteri.

Deri më tani, pas një pune të gjatë David ka mundur të realizojë vetëm 540 portrete, por edhe në këtë projekt misioni i fotoreporterit nuk ka ndryshuar për të shpalosur të plotë dhe të pastër realitetin e një shoqërie.

“Jam përpjekur gjithmonë dhe kam dashur ta prek përmes fotove të mia, jo vetëm tek pjesa e portreteve, por edhe në projekte të tjera që kam ndërmarrë që janë personale, të mund të nxjerr në pah diskriminim e dhunë ndaj grave, komunitetin rom”, tha David.

Gjyljana Bakalli është një nga të rejat që me dëshirë ju bashkua këtij projekti.

“Duhet të jemi të vërtetë me veten. Duke qenë më të thjeshtë, më njerëzor, mendoj që do të bëjmë një shoqëri më të mirë”, u shpreh ajo.

David ndan me ne edhe mënyrën e kompozimit të secilit portret.

“Duke qenë se fotot janë rezalizuar nëpër rrugët e Tiranës kanë pasur edhe sfidat e veta, kanë qenë edhe shumë të bukura sepse përpos portretit jam përpjekur që mund të alternoj me pjesën e sfondit, të ngjyrave ndërtesave të Tiranës, të dyerve të vjetra”, u shpreh David.

Kjo ekspozitë do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri më 21 Korrik në “Europë House”, e ndërsa David Hardy këtë projekt dëshiron ta përmbyllë me tre libra, ku do të gjendet secili portret i fiksuar për t’u bërë pjesë e kujtesës së një shoqërie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026