Ekspozitë në Sarandë për viktimat e regjimit komunist, familjarët apel për gjetjen e eshtrave

9 Korrik 2021 | 12:41

Në Sarandë dhe Gjirokastër, si zona kufitare me Greqinë numërohen me qindra të zhdukur gjatë regjimit komunist. Në kujtim të tyre, një ekspozitë me foto dhe histori u mbajt në rrugët e qytetit të Sarandës, duke risjellë dramën që la pas regjimi.

Ende pa një statistikë të saktë se sa janë të zhdukurit dhe të vrarët, familjarët bëjnë apel për gjetjen e eshtrave.

“Merak është se deri më tani nuk është bërë asgjë për gjetjen e eshtrave të tyre, të qetësohen dhe familjet e tyre që kanë humbur njerëzit. Kjo mund të bëhet nga qeveria, nuk ka shumë shpenzime”, u shpreh Spiro Rexho, i dënuar gjatë rrëgjimit komunist.

Gjatë komunizmit nuk pati vetëm shqiptarë të vrarë.

Stanislav Zyber nga Polonia, i cili krijoi hartën e gjeologjisë shqiptare, është një prej viktimave që u arrestua dhe u ekzekutua nga strukturat e regjimit.

“Është dhe figura e Stanislav Zyber, një figurë e njohur për gjeologjinë shqiptare. Ai ka pasur një fat tragjik. Kur erdhi Partia Komuniste në pushtet, atij i kërkonin ku ka flori. Ai thoshte që këto janë hartat. Mirëpo, ata e gjuajtën me shkelm në kokë dhe ai vdiq. Kështu ka dëshmuar dhe Petro Marko që ka qenë shok qelie me të”, tha Ajkana Toni.

Kohët e fundit disa institucione shtetërore po intensifikojnë aktivitetet për dokumentimin e krimeve të komunizmit, megjithatë do të duhet kohë që ky proces të hedhë dritë mbi atë çka ka bërë regjimi në vendin tonë.

“Ne kemi krijuar tashmë hartën ku janë kryer ekzekutimet sipas deponimeve te familjarëve. Megjithëse na mungon një shifër për Sarandën. Pastaj presim një marrëveshje bashkëpunuese me Institutin e Policisë Shkencore, Institutin e Antropologjisë, të cilët kanë pjese në proces që ka të bëjë më identifikimin, sqarimin e rrethanave dhe është proces i komplikuar” u shpreh Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit per Informimin mbi dokumentet e sigurimt të shtetit, teksa shtoi se kjo procedurë do të kërkojë kohë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026