Ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari i dënuar për grabitje bankash
Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Greqia të 44-vjeçarit Afrim Kocaqi, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Fierit me katër vjet burg në vitin 2014 për “pastrimi të produkteve të veprës penale”.
Sipas policisë, nga hetimet paraprake Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka depozituar 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin 2011.
Pas procedimit penal, autoritetet ligjore vendosën të sekuestrojnë shumën monetare, e cila gjendej në bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë.
Afrim Kocaqi bashkë me tre persona nën kërcënimin e armëve grabitën në 2019 një bankë në Egjira të Greqisë, ndërkohë pas dënimit të kryer në shtetin grek, 44-vjeçari do të shlyejë dënimin e caktuar nga Gjykata e Fierit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta