Gazetari i Euronews Albania gjen sheshit kanabisin që i mori jetën të rinjve në Malësi të Madhe

8 Tetor 2020 | 17:19

Pas 6 ditë kërkimesh gjenden të pajetë trupat e dy të rinjve, të cilët rezultonin të zhdukur në Malësinë e Madhe. Ata u zbuluan në malet e Kastratit në një terren tejet të thyer dhe kjo ka vështirësuar punën e ekipeve të kërkimit.

Ndërkaq është lëshuar fletë-arresti për Danjel Pepën, i cili dyshohet të jetë personi, që ka kryer ekzekutimin e dy të rinjve, Vilson Çotaj dhe Klement Pepaj. Mendohet se, i dyshuari mund të jetë fshehur në zonën ku ka ndodhur krimi, ose të jetë larguar drejt Malit te Zi.

Nga këqyrja e kufomave rezulton se, Vilson Çotaj është qëlluar me disa plumba pas shpine në pjesën e brinjëve, kurse Klement Pepaj ka një plumb pas koke. Nga këto rrethana, duket se autori i ka qëlluar në befasi ata.

Trupat janë gjetur shumë pranë një parcele me kanabis në pronësi të Daniel Pepaj, e ndodhur në zonën e Kastratit në Malësinë e Madhe, raporton gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga.

Në parcelën në fjalë gjendeshin 30 rrënjë kanabis të kultivuara. Pikërisht kanabisi dyshohet se është bërë shkak për krimin pasi mes tyre kishte pasur debat gjatë ditëve të fundit për një sasi droge të vjedhur.

E pikërisht, në momentin e ngjarjes Danjel Pepaj i kishte thirrur dy të rinjtë, për tek vendi i parcelës për t’u kthyer sasinë e kanabisit që akuzohej se u kishte vjedhur atyre.

Policia po punon për të bërë shtretër të ndërtuar me drunj, për t’i transportuar drejt morgut. Dyshohet që Daniel Pepaj të jetë parë ditën e vrasjes në zonë dhe pasi ka shkuar në shtëpi është larguar. Dyshohet se është larguar drejt Malit të Zi edhe pse në sistemin TIMS nuk rezulton të ketë kaluar kufirin.

 

Lexoni gjithashtu:

U zhdukën para gjashtë ditësh, gjenden të pajetë dy të rinjtë në Malësi të Madhe

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026