Ekzekutimi i Hekuran Billës, nga dënimi për vrasje në Angli, tek favorizimi në gjykatat shqiptare
Policia ka ngritur disa pista për vrasjen mafioze të Hekuran Billës mbrëmjen e djeshme në zonën e Komunës së Parisit. Hakmarrja mbetet kryesorja për shkak të së kaluarës së viktimës, i cili ishte dënuar në Angli me burgim të përjetshëm, ndërsa në Shqipëri ishte favorizuar nga gjykatat duke u liruar.
Nga breshëritë e plumbave Hekuran Billa mori plagë në kokë dhe në trup duke ndërruar jetë menjëherë.
Sipas hetimeve paraprake, ai u ndoq nga makina e atentatorëve deri kur ndaloi në hyrje, të një qendre tregtare. Në këtë moment nga një makinë në lëvizje u qëllua me një armë automatike me silenciator.
Viktima ka tentuar të largohet, por më pas u përplas me disa mjete të parkuara. Kjo bëri që fillimisht për kalimtarët të dukej si një aksident deri në momentin kur në vendngjarje mbërriti policia.
Hekuran Billa jetonte në fshatin Domje, ndërsa në zonën e Komunës së Parisit kishte takuar disa miq të tij. Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja, dhe rreth 30 minuta më pas, në fshatin Pezë policia gjeti edhe automjetin e djegur të autorëve.
Motivet e ekzekutimit janë ende të paqarta, por dyshimi kryesor për hetuesit mbetet hakmarrja. Kjo për shkak se 40-vjecari i njohur edhe me emrin Herland Bilali, në vitin 2006 në Angli, ka qëlluar për vdekje me armë në një lokal Prel Markun si dhe plagosi 3 shtetas të tjerë, Petrit Braho, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani.
Një gjykatë në Angli e dënoi në mungëse me burgim të përjetshëm ndërsa Billa në atë kohë 28 vjeç u arratis në Danimarkë ku edhe u arrestua më pas. Ai u ekstradua në Shqipëri më pëlqimin e tij në vitin 2014 duke kërkuar njohje vendimi.
Fillimisht Billa u refuzua, por pas kërkesës së bërë në vitin 2016, Gjykata e apelit Tiranë ja konvertoi burgimin e përjetshëm me 25 vite. Billa më pas është favorizuar duke iu pranuar në gjykatë edhe lirimi me kusht. Me fitimin e lirisë ai kishte hapur edhe një biznes të tijin në Tiranë, për dhënien e makinave me qira.
Policia nuk ka asnjë provë apo të dhënë për vrasësit ndërsa automjeti dhe targat e përdorura në ekzekutimin mafioz, kanë rezultuar të vjedhura.
Lexoni gjithashtu:
FOTO l Ekzekutim i tipit mafioz në Tiranë, shkak dyshohet hakmarrja
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta