Dashamirësit e qenve po bëjnë gara për të shpëtuar qindra qen endacakë në Lindjen e Largët të Rusisë, për shkak të një vendimi të autoriteteve për të filluar shuarjen e tyre. Tetëmbëdhjetë janë vrarë deri më tani në qytetin UIan-Ude të Siberisë Lindore, afër kufirit me Mongolinë.
Sipas BBC, gjashtëqind qen tashmë janë dërguar me tren në shtëpi të reja ose strehimore private diku tjetër në Rusi.
“Shumë njerëz me zemër të mirë janë përgjigjur,” tha vullnetarja Stella Ovsoyan për BBC Russian.
Ata kanë hipur në trena për në Moskë, Shën Petersburg dhe Kazan në perëndim, dhe Khabarovsk dhe Vladivostok më në lindje.
“Ata na kërkojnë të dërgojmë një qen, çdo qen, një të rastësishëm, pa marrë parasysh se si duket. Qëllimi i tyre është thjesht të shpëtojnë një shpirt nga vdekja,” tha zonja Ovsoyan.
Temperatura është -20C në stacionin kryesor të Ulan-Ude dhe një duzinë njerëz janë duke pritur për trenin tjetër. Secili prej tyre ka një qen në zinxhir ose në krahë.
Qentë do të vendosen në një karrocë postare dhe do të dërgohen në siguri nën kujdesin e konduktorit të trenit.
Qentë endacakë janë një problem i madh për republikën ruse të Buryatia dhe autoritetet atje në mënyrë të diskutueshme morën një vendim të fundit për t’i zhdukur ata. Ulan-Ude ka një popullsi prej gati gjysmë milioni dhe nuk kalon një muaj pa lajme se dikush është kafshuar nga një qen endacak.
LEXONI GJITHASHTU:
- Irani sulm me raketa “qendrave të spiunazhit” në Irak
- Ushtria ukrainase: Kemi rrëzuar dy avionë spiunë të Rusisë