Ekzekutohet “Kumbari” i Shkodrës, gjenden dy armë në makinë

4 Prill 2021 | 22:20

Një person ka mbetur i vdekur nga të shtënat me armë në qytetin e Shkodrës. Viktimë dyshohet se ka mbetur Bardhok Pllanaj, i njohur si “Kumbari” në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, ndërsa ende nuk dihen rrethanat të mëtejshme mbi ngjarjen.

Ekzekutimi i 46-vjeçarit ka ndodhur ndërsa ishte duke udhëtuar me automjet sipas forcave të rendit. Policia ka rrethuar zonën ndërsa në ndihmë të saj kanë shkuar dhe forcat e FNSH-së.

Një mjet është gjetur teksa digjej në një distancë të afërt nga vendi i vrasjes tek vendi i quajtur “Stacioni i pompave” në Dobraç, dyshohet të ketë qenë i autorëve.

Policia thotë se brenda automjetit të djegur “Volkswagen” me targa italiane janë gjetur dy armë zjarri.

Gëzhoja të armës të përdorur nga autorët e krimit

Bardhok Pllanaj, rezulton se ka qenë person i dënuar në Belgjikë për trafikim të qenieve njerëzore.

46-vjeçari është përfolur disa herë në media. Ai u hetua edhe për ndërtim pa leje në qytetin e Shkodrës të një pallati me vlerë 2 milionë euro, çështje për të cilën u arrestua në vitin 2018.

Prokuroria e Shkodrës e akuzoi se kishte përdorur para nga aktivitete kriminale për ndërtimin e pallatit me 10 kate.

Gjithashtu, Pllanaj është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit” në 2014 ku u sekuestruan 804 kg kanabis që grupi po tentonte t’i trafikonte në Itali.

46-vjeçari dyshohej se ishte kreu i grupit, madje ndaj tij u nxor edhe një urdhër arresti, por në atë kohë nuk u gjet. Më pas, ai i shpëtoi dënimit për shkak të mungesës së provave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026