Ekzekutoi dy motra, Përparim Ademi lihet në arrest me burg
Ditën e sotme ka dalë para Gjykatës 59 vjeçari Përparim Ademi, për të cilin është marrë masa arrest me burg.
Ai ekzekutoi dy motra në zonën e Astirit për motive xhelozie.
Gjatë seancës së gjykimit ai ka pohuar krimin duke shfaqur dhe shenja pendese ndërkohë që ka pranuar se ka pasur lidhje me të dyja motrat.
Përparim Ademi i cili më herët ka mbajtur edhe mbiemrin Tela, aktin e rëndë e ka kryer në prezencën e dy fëmijëve të mitur të bashkëjetueses së tij Zhaneta Metani. Pas ekzekutimit të dyfisht autori ka zgjedhur të largohet në këmbë nga vendngjarja për tu dorëzuar vetëm 2 orë më vonë në policinë e Tiranës.
Motiv i ngjarjes së rëndë dyshohet se është bërë vendimi i bashkëjetueses së 59-vjeçarit Ademi për të mos vijuar lidhjen e tyre. Këtë dyshim e shprehu edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Reban Jaupi për Euronews Albania.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta