Elbasani, rekord të larguarish, në pesë vite janë mbyllur 59 shkolla të arsimit parauniversitar
59 është numri i shkollave të mbyllura në qarkun e Elbasanit gjatë pesë viteve të fundit.
Qarku i Elbasanit sipas INSTAT ka pësuar rënien më të madhe të numrit të popullsisë gjatë këtyre viteve. Banorët rendisin papunësinë dhe varfërinë si shkaqet kryesore të largimit.
Reduktimi i popullsisë është reflektuar edhe në mbylljen e shkollave si pasojë e mungesës së fëmijëve, kryesisht kjo në zonat rurale. Sipas të dhënave të siguruara në rrugë zyrtare nga Euronews Albania, pesë vitet e fundit në Qarkun e Elbasanit janë mbyllur 59 shkolla.
Dhjetë shkolla në Gramsh, tre në Belsh, dy në Cërrik, 21 shkolla në Elbasan, 11 shkolla në Peqin, dy në Përrenjas dhe dhjetë në Librazhd.
Zyrat arsimore vendore rendisin ndër arsyet kryesore për mbylljen e tyre rënien e numrit të nxënësve për shkak të largimit të tyre jashtë vendit apo zhvendosjen në shkolla të tjera për një arsimim më cilësor.
Për shkak të mungesës së rekrutimeve gjatë dy viteve të fundit edhe në universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan rrezikojnë mbylljen 6 programe studimi:
- Bachelor në “Histori dhe gjuhë gjermane”
- Bachelor në “Gjeografi dhe gjuhë italiane”
- Bachelor në “Fizikë kompjuterike”
- Master profesional në “Redaktim”
- Master profesional në “Gazetari sportive”
- Master i shkencave në “Gjeografi”
Për qytetarët e Elbasanit papunësia dhe varfëria janë arsyet kryesore që i kanë detyruar njerëzit të largohen.
Pas qarkut të Elbasanit, janë Fieri, Berati dhe Dibra qarqet që kanë pësuar rënien më të madhe të numrit të banorëve në katër vitet e fundit. Por ndërkohë Tirana është rritur 63 mijë banorë dhe Durrësi më dhjetë mijë, çka tregon edhe lëvizjen e popullsisë drejt këtyre qendrave urbane dhe ekonomike.
Në total, sipas INSTAT-it gjatë katër viteve të fundit, Shqipëria ka një reduktim të popullsisë me rreth 30 mijë banorë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta