“Gruaja kishte frikë”, elektriçisti turk shpik kabinën që të mbron nga tërmeti
Tërmeti është një nga shqetësimet më të mëdha që po kalojnë banorët e shumë qyteteve në Turqi dhe në Siri, duke pasur parasysh edhe faktin që bëhet fjalë për terrene sizmike dhe se goditje të tilla janë të paparashikueshme.
Por një elektricist në pension me banim në Izmir, Mustafa Tozan, prodhoi një kabinë enkas për t’u mbrojtur nga tërmetet.
Elektriçisti e nis krijimin e një vepre të tillë, pas frikës që gruaja e tij kishte nga tërmeti që goditi Izmirin më 30 tetor 2020.
Tozan thotë se shpikja e tij është një kabinë që mund të përballojë deri në 66 ton goditje.
Pas tërmeteve shkatërrimtar që goditën Turqinë, elektriçisti ka një fluks shumë të lartë kërkesash për blerjen e krijimit të tij.
“Qëllimi ynë është të ndihmojmë njerëzit, por duke e bërë këtë, ne gjithashtu marrim mbështetjen dhe garantojmë sigurinë e fëmijëve tanë. Dizajni më përket mua, por “nëna” e idesë është gruaja ime. Gruaja ime sapo ndien lëkundjen më të vogël, hyn në kabinë brenda disa sekondash.
Aty është rehat. Kjo njësi është prej çeliku. Jashtë i mbuluar me MDF. Pjesa e brendshme është e mbuluar me MDF dhe dysheme për të parandaluar përplasjet. Përveç kësaj, ka një rrip sigurie, bateri të rikarikueshme, ndriçim led, karikues dhe sirenë në njësi.
Njësia ka një zonë ndenjëse dhe është në formën e gjashtë sëndukëve. Në këtë sënduk mund të vendosen sende të nevojshme si ushqim, ujë, batanije, bateri rezervë, vegla, ilaçe, fikëse zjarri. Ata që blejnë njësinë mund të vendosin cilindra oksigjeni brenda, por brenda ka tashmë vrima ventilimi. Për të përdorur saktë zonën, unë projektova pjesën e përparme të njësisë së tërmetit si një njësi televizori.
Para tij është një televizor, menjëherë pas tij është njësia e tërmeteve. Është një kabinë që mund të përballojë deri në 66 ton përballë një goditjeje me një pikë, sipas provave që kemi kryer me inxhinierë ndërtimi.”, tha elektricisti Mustafa Tozan për medit turke.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë