Elon Mask nuk do të jetë pjesë e bordit të Twitter-it
Elon Mask nuk do t’i bashkohet bordit të drejtorëve të Twitter-it, njoftoi CEO i kësaj kompanie, Parag Agraual.
Njoftimi ishte i papritur në kohën kur Mask, CEO i Tesla-s dhe SpaceX-it, tha se do t’i bashkohej bordit pas blerjes së 9.2 për qind të aksioneve, që e bëri atë aksionerin më të madh të platformës.
Në Twitter-in e tij, Agraual bëri me dije se ishte Mask ai që mori vendimin për të mos iu bashkuar bordit, dhe se bordi do të jetë gjithmonë i hapur për kontributin e tij.
“Elon Mask ka vendosur të mos i bashkohet bordit tonë. Emërimi i tij në bord do të hynte zyrtarisht në fuqi , por Elon ndau lajmin po atë mëngjes se nuk do t’i bashkohet më bordit. Unë besoj se kjo është për të mirën e kompanisë. Ne do të vlerësojmë gjithmonë kontributin e aksionerëve tanë, pavarësisht nëse ata janë në bordin tonë apo jo. Elon është aksioneri ynë më i madh dhe ne do të mbetemi të hapur ndaj kontributit të tij”, thuhej në Twitter.
Elon has decided not to join our board. I sent a brief note to the company, sharing with you all here. pic.twitter.com/lfrXACavvk
— Parag Agrawal (@paraga) April 11, 2022
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta