Elon Musk blen Twitter-in për 44 miliardë dollarë
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka përfunduar blerjen e Twitter prej 44 miliardë dollarësh, sipas mediave amerikane dhe një investitori në firmë.
Ai shkroi në Twitter “zogu është liruar”, në një referencë të dukshme për mbylljen e marrëveshjes. Një numër drejtuesish të lartë, duke përfshirë shefin, Parag Agrawal, thuhet se janë shkarkuar.
Twitter nuk e ka konfirmuar ende blerjen, por një investitor në kompani i tha BBC-së se marrëveshja ishte përfunduar.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Agrawal, zyrtari kryesor financiar Ned Segal dhe drejtuesi më i lartë ligjor dhe politik i firmës, Vijaya Gadde, nuk janë më me kompaninë, sipas raporteve të mediave amerikane. Agrawal dhe Segal u shoqëruan nga selia e Twitter në San Francisko pas mbylljes së marrëveshjes, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
Bashkëthemeluesi i Twitter, Biz Stone falënderoi Agrawal, Segal dhe zonjën Gadde për “kontributin e tyre kolektiv” në biznes.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zelensky: 30 sulme me dronë nga Rusia në dy ditë
- Putin përjashton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë
- Këlliçi për Tiranën, Lesi: Belindi djalë i mirë por s’mjafton, roli i Jorida Tabakut
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin