Emërohet prefekti i ri i qarkut të Korçës

13 Prill 2022 | 18:18

Prefekti i ri i qarkut të Korçës do të jetë Nertil Jole.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Dhori Spirollari është liruar nga detyra.

Vendimi hyn në fuqi prej ditës së mërkurë.

Nertil Jole ka lindur në Korçë. Ai kreu studimet e larta në Bristol për Teknologji Arkitektonike dhe Projektim.

Përvojën e parë në punë e ka filluar në Bashkinë e Tiranës pranë zyrës së urbanistikës, ku punoi për rreth 2 vjet. Nga shtatori i 2013 deri në fund të vitit 2017 ishte Drejtor i Zhvillimit të Territorit në Ministrinë e Zhvillimit Urban.

Ndërsa përgjatë periudhës 2018-2022 ka punuar një vit si Koordinator në Departamentin Rregullator dhe Përputhshmërisë në Kryeministri, si dhe tre vite të tjera si drejtor i Politikave dhe Prioriteteve në Kryeministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026