Emigracioni, Milva Ekonomi dhe Jorida Tabaku u përgjigjen të rinjve në RinVote
Aktivisti Vilson Blloshmi, pyeti kandidaten e Partisë Socialiste për deputete, Milva Ekonomi se kohët e fundit se nuk po largohen nga vendi vetëm të rinj të papunë por edhe familje me të ardhura të larta dhe kërkoi një përgjigje për arsyet që shtyjnë shqiptarët që të largohen nga vendi.
Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi thotë se emigracioni ka qenë një problem i Shqipërisë që prej viteve 1990 por ajo theksoi se përveç të larguarve ka edhe emigrant që kthehen në vend. Sipas kandidates së PS, aktualisht në vendin tonë ka një rënie të emigracionit.
“Kudo që kanë shkuar shqiptarët kanë qenë të zotë të inkuadrohen në atë zonë ku kanë shkuar. Në Itali në zonën e Emilia Romagna ne kemi shumë shqiptarë që janë natyralizuar në italianë dhe që kanë bërë biznese të rëndësishme dhe tani kanë dëshirë të kthehen në Shqipëri. Tani emigracioni ka një qasje tjetër dhe jemi te kthimi pas dhe që tani vijnë me dije dhe investime në Shqipëri. Ka shumë të rinj që vijnë me dije bujqësore dhe po investojnë në Shqipëri”, deklaroi ministrja.
“Sot jemi në një situatë ku emigracioni ka rënie dhe është shifër e dëshmuar nga INSTAT. Jemi në një situatë ku po vijnë shqiptarët dhe po investojnë këtu. Jemi në një situatë kur Shqipëria nuk ka një demografi të mbyllur. Të rinjtë kanë modele frymëzimi për biznes dhe për të jetuar këtu”, shtoi kandidatja e PS për deputete.
Lorenca Bejko, aktiviste, studente doktorature në Evropë, e pyeti kandidaten për deputete të PD-së Jorida Tabakun, se çfarë mund të pritet nga programi politik në luftën kundër emigracionit dhe kthimit të intelektualëve në Shqipëri.
Tabaku e konsideroi “realitet paralel që nuk ka lidhje me realitetin që përjetojnë shqiptarët” qëndrimin e qeverisë të prezantuar në emisionin RinVote edhe nga kandidatja Ekonomi.
“Këtu vazhdohet akoma me propagandë,” – tha Tabaku – “25% e të rinjve sot nuk shkojnë as në punë dhe është norma më e lartë për Ballkanin Perëndimor”.
Tabaku tha se programi i PD-së parashikon të realizojë tërheqjen e të rinjve në administratë “për të hequr arrogancën që aktualisht ka”. Ajo tha se parashikohet një program “brain gain” për të tërhequr intelektualët nga jashtë dhe nga ana tjetër 10 mijë bursa të paguara për të lidhur studentët në Shqipëri me tregun e punës.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta